Edi Rama, ka reaguar sot për herë të parë, për takimin e tij në vilën qeveritare në Durrës me ish-kryeministrin socialist Fatos Nanos.
Menjëherë pas këtij takimi që zgjati më shumë se dy orë dhe u etiketua në media si “sekret”, mbrëmjen e djeshme, Nano deklaroi se situata aktuale politike, nuk është çështje timoni, por destinacioni.
Sot në mëngjes në një takim me sipërmarrës në Golem, kryeministri tha se Nano pati shumë të drejtë me deklaratën e timonit si destinacion, pasi ai në fund të fundit është shofer me eksperiencë.
“Fatosi pati të drejtë mbrëmë kur tha se nuk është çështje timoni, por destinacioni. Ai është dhe shofer i sporovuar, i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të eksperiencës dhe teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se ky nuk është qëllim në vetvete”, deklaroi Rama, në mbyllje të takimit në Kavajë.
Faktikisht Fatos Nano pavarësisht se mbahet si i njeri apasionuar pas makinave, nuk njihet edhe aq shumë si shofer i zoti. Në kohën që Rama ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, Nano ka bërë një aksident të rëndë pas të cilit humbi, edhe një nga gishtat e dorës. Rama i bëri atëherë një vizitë në spital në Greqi, me një tufë të madhe me lule.
Ndiq videon ne 2 minutat e fundit
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154837450781523/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...