Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Çështjet e Jashtme Federica Mogherini.
Ai ka folur me nota pozitive për takimin me Mogherinin duke shtuar se zgjedhja e kryeprokurores Arta Marku ishte një zgjidhje e besueshme.
Zoti Kryeministër, si e vlerësoni takimin bilateral së pari me zonjën Mogherinin, dhe pastaj me darkën? A jeni të bindur se Shqipëria vërtetë, vitin që vjen do të marrë së pari rekomandimin e Komisionit dhe të nisë negociatat e anëtarësimit?
Kryeministri Edi Rama: Këtë bindje s’mund ta kem, sepse duhet ta kenë të gjitha vendet anëtare dhe Këshilli Evropian, por, unë jam i binduri që Shqipëria do ta meritoj plotësisht hapjen e negociatave për anëtarësim.
Edhe sonte qoftë në takimin kokë më kokë, qoftë dhe në darkën e kryeministrave ka dal qartë që ka një vullnet të fortë në anën e institucioneve të Brukselit për ta shtyrë këtë proces, bazuar në çka është arritur, sigurisht edhe nga Shqipëria, në rastin konkretë.
Po ashtu ka qenë shumë e qartë se edhe vendimi i sotëm në Kuvend i ka shërbyer rritjes së besimit se reforma në drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur, dhe se ka një vullnet të palëkundur për ta çuar këtë reformë përpara. Sigurisht që tema e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndër rajonal ka qenë pjesë e bisedave.
A keni diskutuar për situatën në Shqipëri, ku opozita është duke kundërshtuar veprimet në Parlament, ndërkohë që reforma në drejtësi, implementimi i saj është kusht për të avancuar në rrugën europiane?
Kryeministri Edi Rama: Unë kur flas në gjuhë të huaj, flas për Shqipërinë, nuk flas për palët. Kështu që edhe sot, edhe njëherë kam folur për Shqipërinë, dhe sigurisht, që këtu jam mundur që të kapërcejë atë moment vështirësie të krijuar nga sjellja e opozitës, por, sigurisht jo duke fajësuar opozitën, por duke u fokusuar tek Shqipëria, tek shqiptarët, sepse negociatat nuk hapen për një parti, hapen për Shqipërinë, hapen për të gjithë shqiptarët pa dallim.
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...