Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën në emër të Shqipërisë në Samitin për të Ardhmen në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar se Shqipëria mbështet plotësisht paktin për të ardhmen.
Kryeministri Rama ka shtuar, “si të vërtetojmë që fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen? Si të dëshmojmë që fuqia jonë është më e madhe? E vetmja rrugë që kemi për të shpëtuar që njerëzimi të bjerë në kolaps para syve tanë. Në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit. Bota ka ndryshuar dramatikisht. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurtë. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht. Nëse nuk përballemi me to, do të dështojmë së bashku.
“Veprimi shumëpalësh, nevojë urgjente. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe angazhimet e saj. Fjalët duhet të bëhen vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte më shumë hebrenj. Pas rënies së Kabulit, strehuam mijëra afganë. Shqipëria i ka dhëënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezen, Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”tha ai.
Sot sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje, vijon Rama duke shtuar se,”mund të themi se popujt e botës vazhdojnë të besojnë në premtimin e një të ardhmeje më të mirë ndërsa na shohin të mbledhur këtu. Dyshoj seriozisht për këtë dhe kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi nën këtë çati të OKB.
“Ne duhet të kemi kurajën të pranojmë se së fundmi veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë.
Herë pas here, OKB nuk ka mundur të përmbushë shpresat e ne popujve dhe frika për të ardhmen vazhdon të rritet kudo, në lindje, perëndim, veri edhe jug ndërsa krizë pas krize bie mbi ne. Këto kriza na kanë përçarë më tej, e megjithatë dhe midis kësaj trazire, në mënyrë konstante kemi çuar dëm mundësitë që secila krizë na ka paraqitur për një ndryshim kuptimplotë. Pasi tija nisim të rindërtojmë atë besim që është gërryer, si të vërtetojmë që veprimi shumëpalësh nuk është thjesht një fjalë boshe por fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen”.
Gjithashtu ai shtoi se, si të dëshmojnë që fuqia jonë nuk është thjesht më e madhe sesa përpjekjet të fragmentarizuar, të shkëputura dhe ndonjëherë veprimet distrikteve tëe Kombeve individuale por e vetmja rrugëzgjidhje që kemi për të shpëtuar që një njerëzimi të bjerë në kolaps para syve tanë. Si të frymëzojmë në vend që të demorazizojmë njerëzit e zakonshëm, jetët e të cilave shkatërrohen ditë për ditë nga veprimet e papërgjegjshme e fuqive të vogla dhe të mëdha, përfshirë në Evropë ku një luftë e re ka vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e njerëzimit, të përballur me kërcënimet e marra të hapura për përdorimin e armëve bërthamore. S’i kam të gjitha përgjigjet.”, tha Rama.
Më tej ai fokusua tek roli që ka dhënë Shqipëria në sfidat botërore.
“Shqipëria ka qenë dhe mbetet një vend që luan rol të rëndësishëm për stabilitetin politik. Shqipëria kujtojmë se ka ndihmuar hebrenjtë, duke mos i dorëzuar ata tek nazistët. Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren Nënë Tereza, na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e urdhrit botëror bektashi në një shtet sovran brenda Tiranës”.
/rtsh.al/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...