Çështja çame duket se ka tërhequr vëmendjen e Greqisë, teksa këtë të martë gazeta “Ta Nea” i ka marrë një intervistë Kryeministrit Rama në lidhje me debatet e shumta që u prodhuan jo vetëm në Shqipëri, fill pas deklaratave të Ministrit Kotzias mbi paktin detar.
Negociatat mes dy palëve për zgjidhjen e çështjeve të nxehta vijojnë ende dhe do të jetë prilli muaji përfundimtar, por Kryeministri Edi Rama edhe njëherë është ndaluar në atë që njihet si çështja çame, duke deklaruar në intervistë se shqiptarët kanë të drejtat e tyre jo vetëm për lëvizjen e lirë në shtetin fqinj por edhe për pronat. Kryeministri deklaron se nuk mund të pranohet pozita aktuale në të cilën gjenden çamët.
“Unë nuk besoj se çdo person i matur do të pajtohej me pozitën që këta njerëz kanë të drejtë për të udhëtuar dhe për të vizituar Greqinë apo që ata dhe fëmijët e tyre duhet të jetë në gjendje për të kërkuar të drejtat pronësore nëpërmjet gjykatave si normalisht ka te drejte çdo qytetar evropian “, tha Rama.
Në lidhje me paktin detar, debatet për të cilën shkaktuan një fortunë të madhe politike në vend, Rama është shprehur se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për kufinjtë detarë, një pakt që do të sjellë benefite në të mirë të të dy vendeve.
“Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për kufijtë detarë që do të jetë nje marreveshje e drejta për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Greqinë”.-tha Rama./Gazeta Express
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...