Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar se ka firmosur sot me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vendimin për shtyrjen tremujore të kësteve të kredive deri në 31 gusht 2020.
Lajmi u publikua nga shefi i mazhorancës në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Sipas Ramës, Banka e Shqipërisë ka miratuar po ashtu një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31 dhjetor 2020, me shtrirje një ose disavjeçare.
“Bashkëfirmosëm me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020. Gjithashtu Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi”, shkruan Rama.
Ky vendim i qeverisë mund të konsiderohet si një lajm i mirë për të gjithë ata qytetarë dhe biznese të cilat nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme, për shkak të pandemisë globale të COVID-19.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...