Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” është shprehur se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.
Sipas tij, evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët gjithçka ishte shumë reale.
Ai është shprehur se është shumë e vështirë për të larguar afganët dhe qytetarë të tjerë nga Afganistani.
“Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten ”, tha kryeministri Rama.
“Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen.”
“Ende nuk ka asnjë mënyrë për t’i kaluar njerëzit nëpër porta nëse nuk jeni një shtet i madh, madje edhe për shtetet e mëdha duket mjaft e çrregullt”, tha Rama.
“Kjo është arsyeja pse të gjitha organizatat janë të bllokuara. Shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar.”
Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ranë dakord këtë muaj për të marrë mijëra refugjatë afganë ndërsa ato vlerësohen për rivendosje në SHBA.
Rama tha se ndjeu që ishte përgjegjësia e tij për t’i strehuar.
“Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane“, tha ai, “për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë.”
“Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë.”
Për dekada, nën sundimin e diktatorit Enver Hoxha, shqiptarët iu nënshtruan një represioni brutal, vendi u bë më i varfri dhe më i izoluari në Evropë. Kur regjimi komunist ra në 1990, pesë vite pas vdekjes së Hoxhës, vendi u kap nga valët e trazirave dhe dhunës.
“Për ne është shumë e qartë”, tha Rama. “Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë”.
“Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne”, shtoi ai./TCH/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...