Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama një kritikë ka pasur edhe për BE-në, ku tha se duhet të heq dorë nga burokracitë dhe të zgjerohet një orë e më parë përmes urave të demokracisë.
Duke e cilësuar komunitetit shqiptar në Itali si një arsye më shumë për të hyrë në BE, Rama ka përmendur edhe disa nga sakrificat që atyre iu desh të përballeshin.
“Duke e bërë Europën të kuptojë më në fund se duhet të ribashkohen një orë më parë përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjedhore me hapin e breshkës përmes urave të burokracisë. Ju nuk i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi tragjikisht në Greqi, për një arsye të vetme që e dimë shumë mirë dhe do të mbetet një njolle turpi në historinë e Europës demokratike. Të fshehjes së gjurmëve të qenit shqiptar nga pasqyrat mediave shpjegon fuqinë vet-transformuese të përshtaten me një shpejtësi mbresëlënësve duke arritur suksese të rralla që në brezin e parë të emigrimit. Mbase fuqia e verbër e dashurisë platonike për Italinë, e transformuar në forcë të brendshme për një hakmarrje kur dëgjonin “e stato unë albanese” bëri që shqiptarët të thonin nuk isha unë dhe e kthyet në një terren pjellor të një komuniteti që fitoi në një luftë paragjykimesh dhe nxorët figura suksesi kudo. Çdo identitet e ka zanafillën me një të ardhur diku, nuk është asgjë tjetër vetëm një përzierje ripërtëritëse të elementëve që janë ndërthurur në përqafimin e të ardhurve më parë. Edhe në pellgun tonë mesdhetar ju shqiptarët jeni sot një nga shëmbëlltyrat domethënëse të një profecie të përbashkët”, tha Rama.
/rtsh.al/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?