Rama emëron drejtoreshën e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor

14:45 | 30 Janar 2019
A. B.

Vjollca Braho emërohet në krye të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.

Burimet për “Panorama” bejne te ditur se emri i Brahos eshte miratuar sot ne mbledhjen e qeverise.

Deri para pak kohesh, ISHSH-ja eshte drejtuar nga Eltar Deda, i cili dha doreheqjen gati dy muaj me pare.

Braho aktualisht mban detyren e zv.kryetares se keshillit bashkiak te Tiranes, nderkohe qe me pare ka mbajtur detyren e drejtores se Pergjithshme te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme