Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar se eksportet e mallrave e produkteve shqiptare kanë pësuar një rritje në 2022, krahasuar me vitin 2018.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se duke iu referuar raportit të CEFTA, gjatë vitit 2022 eksportet shqiptare shkuan në 686 milionë euro, 72% më shumë se në vitin 2018-të, ku shifrat ishin 398 milionë euro, përcjell Arbresh.info.
“RRITJA E EKSPORTEVE shqiptare nga 398 mln euro në 2018, ne 686 mln në 2022 (+72%) në zonën e CEFTA-s, ku hyjnë gjashtë vendet e rajonit tonë plus Moldavia, përbën një tjetër shembull të qartë të ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri, drejt majës ku synojmë të ngjitemi në 2030”, shkroi Rama./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...