Google ADS

Rama: Ekonomia shqiptare po kalon një fazë tejet pozitive zhvillimi

13:53 | 28 Mars 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin Ekonomik Kombëtar foli për politikat e reja mbështetëse për ekonominë dhe sipërmarrjen.

Rama tha se ekonomia shqiptare po kalon një fazë tejet pozitive zhvillimi.

“Ekonomia shqiptare po kalon një fazë tejet pozitive zhvillimi, e certifikuar së fundmi edhe nga Standard&Poor’s, që e ngriti Shqipërinë në një nivel të ri me vlerësimin për aftësinë financiare të vendit”, tha Rama.

Ndërsa shtoi se vijon rritja e pagave edhe në sektorin privat dhe rritja e aftësive për punë përmes arsimit profesional e një sistemi të ri trajnimesh janë prioritet themelor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme