Kryeministria Edi Rama vlerëson se ekonomia është rritur edhe pse njerëzit nuk e kanë vënë re këtë ndryshim. Dekoratë kjo që shkon sinkronë me atë të ish kreut të Finanace, Arben Ahmetaj, në konferencën e tij të fundit për mediat, në postin e ministrit.
Rama tha sot nga Dibra se ekonomia “është rritur me 3.5%”, por qytetarët nuk e vënë re. E kjo, sipas kreut të qeverisë, sepse duhet të rritet më shumë.
Ai premtoi se nëse Partia Socialiste do të qeverisë sërish pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, “ekonomia do rritet me 5%”.
Sipas Ramës, një shtysë të madhe, rritjes ekonomike do t’ia japë zbatimi i ligjit të ‘vettingut’.
“Do na bëjë të rritemi ekonomikisht më shume se asnjëherë me parë”, tha ai teksa më tej shpjegoi se pse mungesa e këtij ligji pengon investimet:
“Nëse kam një pale letra për këtë tokë, tjetri ka një palë letra, e tjetri ka përsëri një palë letra, kush do investojë këtu? Kush do vijë nga jashtë dhe të investojë në një tokë me tre pronarë? Askush”.
Gjatë ligjërastës së tij, sërish, Rama sulmoi Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha:
“Si mund të bësh Lulin kryeministër, 4 vite dhe s’bëri asgjë. Sahati katër vjet s’punoi kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës”…
“E dëgjova që kishte thëne: do bëjmë ‘Rrugën e Arbrit’. Ai s’rregulloi do sahatin e Tiranes. Ne çdo ministri ku shkoi beri vetëm një gropë dhe iku te tjetra”.
Teksa bëri një retrospektivë duke përmendur zgjedhjet lokale në Dibër, Rama tha se vota e popullit Dibran për kandidatin e PS-së tregoi se elektorati zgjodhi “se kush di të bëjë më mirë punën”.
“Nëse PS nesër katandiset si PD, ju qofshi po ti jeni votën”, ironizoi ai.
Veç premtimeve të Ramës se “do të bëjmë më shumë” …., u dallua: Këtë vit të hapim rrugë bisedimeve për anëtarësim në BE.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...