Paralelisht me protestën në stacionin ku kryhej pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit, kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte duke folur për strategjinë e punësimit, por nuk ka anashkaluar një përgjigje për të gjithë ata që kundërshtojnë pagesën për rrugën.
Numri një i qeverisë, njëherësh deputet i qarkut të Vlorës, tha se ekipi që ai drejton ka projekte të tjera për rrugë me koncesion ku të gjithë ata që do të qarkullojnë do të paguajnë.
“Kemi, shpresoj, edhe mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë -Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit (rrethrrotullimi i Shqiponjës) dhe aty (Kashar-Rrogozhinë -Vlorë) do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës që vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon, vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione që duhen”, tha Rama, raporton OraNews.
Dy ditë më parë, pikërisht për këtë debat, kreu i qeverisë tha në Parlament se për përdoruesit e shpeshtë, për banorët e zonës, do të ketë një sërë masash lehtësuese.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...