Rama e refuzoi përballjen, Basha: I gatshëm për debat publik

22:55 | 1 Prill 2021
Arbresh.info

Kryetari i PD Lulzim Basha tha se është i gatshëm të dalë në një debat publik me kryeministrin Rama.

Pavarësisht se Rama e refuzoi debatin një javë më parë, në studion e “Opinion”, Basha tha se është detyrim i kryeministrit ndaj qytetarëve që të dalë në debat publik.

Pjesë nga diskutimi

Fevziu: Jeni apo nuk jeni i gatshëm që të dilni në një debat publik me zotin Rama?

Basha: Ju e dini fare mirë që ka që në vitin 2006 që unë e ftoj Ramën në debat publik. Kjo nuk është çështje mes meje dhe tij, është një detyrim para qytetarëve veçanërisht para zgjedhjeve, që ata që kërkojnë përgjegjësinë e qeverisjes të bëjnë debat. Ai që ka 8 vjet që qeveris e ka për detyrë të tregojë çfarë ka bërë në 8 vite. S’ka bërë asgjë.

Fevziu: Përgjigja është që ju jeni i gatshëm të përballeni?

Basha: Tregoni tolerancë me mua siç tregoni me kundërshtarin tim.

Fevziu: Mos e tepro! Je shumë komod në raport me kundërshtarin.

Basha: E more përgjigjen në pyetjen e parë, më lejo të mbaroj përgjigjen. Jo vetëm që jam i gatshëm, por është detyrim i tij të vijë në debat e t’u thotë shqiptarëve përse kërkon një mandat të tretë. Është detyrimi im t’u them qytetarëve çfarë zotohem unë të bëj për ta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme