Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kthyer një përgjigje kryeministrit mbi çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, i cili sipas dokumentave të publikuara nga PD rezulton të jetë i dënuar për trafik droge.
Rama e përjashtoi nga PS Valdrin Pjetrin, duke thënë se derisa të flasë drejtësia ai dhe PS janë në rrugë të ndara, por Gazment Bardhi i kujton kryeministrit se kohë më parë Pjetri ka mbajtur poste të larta në qeveri.
Bardhi shkruan se Rama ka nisur sërish të luajë “filmin” që bëri me Elvis Roshin, Arben Ndokën etj, duke thënë se për rastin e Valdrin Pjetrit, kryeministri nuk mund t’i lajë duart kollaj, pasi Pjetri ka qenë më parë drejtor hipoteke, prefekt, etj (poste të administratës që i kap ligji i dekriminalizimit).
Postimi:
Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.
Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...