Google ADS

Rama e nis konferencën e fundvitit me Reformën në Drejtësi

12:01 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Pasi qëndroi për më shumë se 10 ditë jashtë vendit, Edi Rama është rikthyer në Tiranë dhe ka mbledhur gazetarët në konferencën e tij të fundvitit.

Ai e ka nisur këtë konferencë duke folur për Reformën në Drejtësi. Sipas tij, institucionet e vettingut kanë nisur punën me kohë të plotë.

‘Zgjedhja e Prokurores me mandat të përkohshëm është bërë për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe duke garantuar se në asnjë moment, reforma nuk mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike.

Procesi ka hyrë në rrugë dhe do të kemi ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të reformuar rrënjësisht të Drejtësisë’, tha Rama./syri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme