Google ADS

Rama e Meta lënë armiqësinë dhe takohen të buzëqeshur me njëri-tjetrin

11:57 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Presidenti Ilir Meta është ftuar që të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Në të njëjtin Këshill bën pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Të dy kanë lënë pas krahëve replikat dhe përplasjet politike, duke u takuar me buzëqeshje në fytyrë. Takimi i tyre është bërë sipas “kushteve” të reja të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Kujtojmë që Rama është kryeministër ndërsa Meta president i Shqipërisë. Të dy ishin përplasur me njëri-tjetrin edhe sa i përket Kosovës gjatë muajve të kaluar.

 

Të ngjashme