Google ADS

Rama: E kanë kot, s’na ndal asgjë

10:36 | 10 Shkurt 2019
Arbresh.info

“E kanë kot, s’na ndal asgjë dot”, është mesazhi që iu dërgon kryeministri Edi Rama të gjithë kundërshtarëve dhe kritikëve të tij.
Ai ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ku prezantohen ambientet e reja të bashkisë së Korçës të rinovuara tërësisht.

Ndonëse nuk e përmend opozitën, kryeministri thotë se bashkia që duam është një model që na dallon qartë nga ata që duan vetëm sherr e rrëmujë.
“ERTV Live????: Korçë – Bashkia që duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë…

E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës????”, shkruan Rama.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme