Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përshëndetën që të dy në anglisht marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.
“Dy udhëheqës progresive të vendeve fqinjë shenjuan historinë sot dhe i treguan Bashkimit Europian dhe gjithë botës se kur ka vizion dhe vullnet për të tejkaluar pengesat e së shkuar dhe të gjejnë hapësirat për të parë nga e ardhmja. Respekte për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev. Ballkani sot është një vend më i sigurtë”, shkruan Kryeministri Rama.
Edhe mesazhi i Ditmir Bushatit ishte me të njëjtën përmbajtje.
“Urime fqinjëve tanë për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. Kjo i hap rrugën jo vetëm një vendi, por të gjithë rajonit drejt familjes Euro-Atlantike. Pavarësisht vështirësive, diplomacia tregoi që funksionon”, shkruan Bushati./tch
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...