Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, se rritën kostot e sterilizimit, duke u pamundësuar shqiptarëve operimin.
Në daljen e përnatshme nga banesa e shtëpisë së tij, Berisha tha se ky shërbim iu kushtonte shqipatrëve 83 milionë euro.
“Ndaj dhe ju që ndoqët seancat e shkëlqyera të këtij komisioni, patë se si një shërbim sterilizimi iu kushtonte shqiptarëve rreth 1 milion euro në vit. Tashmë në duart e narkobanditëve, Edi Ramës, Ilir Beqës, Korbës së Kovidit, ky shërbim iu kushtonte 83 milionë euro. Duke tejkaluar çdo imagjinatë, duke tejkaluar çdo imagjinatë jo vetëm me çmimin, por edhe imagjinatën se morali i zi njerëzor mund të pranonte një vjedhje të tillë”, tha Berisha.
Bazuar në të dhënat e KLSH-së, Berisha deklaroi se mbi 1 mijë të sëmurë mbeteshin pa u operuar, sipas tij për shkak të rritjes së çmimit.
“Dhe ju lutem qytetarëve ta dëgjojnë, mbi 1 mijë të sëmurë mbeteshin pa u operuar, mbeteshin në mëshirë të fatit të tyre sepse spitalet nuk ishin në gjendje të blinin nga Rama, Korba e Kovidit dhe Beqja ky hajdut i pangopur dhe i pashpirt, të blinin setet kirurgjikale për t’i operuar ata. Por vjedhja nuk ishte vetëm me rritjen 83 herë të çmimit të sterilizimit. Vjedhja ishte sepse aparaturat më moderne të importuara dhe që paguhen nga taksat e shqiptarëve për sterilizimin, dhe që mjaftonin për sterilizimin e të gjitha seteve në Shqipëri, i mori falas kompania Rama-Beqja-Rrapaj. Falas mori lokalet. Falas mori ujin dhe energjinë elektrike. Të gjitha këto pra e thellojnë në mënyrë të tmerrshme këtë vjedhje të padëgjuar ndonjëherë”, tha Berisha./A2cnn
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...