Google ADS

Rama: Duhet të ndryshojë diçka mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

11:24 | 31 Maj 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama komentoi në fjalën e tij në panelin e diskutimit mbi Ballkanin, “Open Roads: Balkans Back in Business” fondet që jepen nga Bashkimi Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Bratislavë të Sllovakisë, kryeministri nënvizoi se bëhet fjalë për fonde 11-fish më të ulëta nga BE-ja për 6 vendet e BP-së, ndryshe nga sa ofrohet për vendet anëtare.

Ai u shpreh se ka diçka që duhet të ndryshojë në marrëdhënien mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ky i fundit të mos kthehet pas sërish.

“Natyrisht që procesi i negociatave të anëtarësimit do të kërkojë kohë dhe sinqerisht jam i bindur që nuk duhet nxituar, pra duhet të jetë vërtetë një proces sistematik dhe i konsoliduar, por na duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore në marrëdhënien mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në qoftë se nuk duan të shohin Ballkanin Perëndimor të kthehet pas sërish,” – u shpreh Rama./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme