Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kanë tashmë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilot
Rama ka njoftuar se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë.
“Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, ka shkruar mes tjerash Rama./Arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...