Google ADS

Rama drekë pune me Dendias, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe

19:18 | 21 Dhjetor 2022
K.B

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ndau sot në rrjetin social “Twitter” një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri.

Dendias shkruan se ai u prit nga Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektiva evropiane dhe zhvillimi i mëtejshëm rajonal.

“Duke përfunduar vizitën time në Tiranë, sot u prita për një drekë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së dhe zhvillimet rajonale ishin në fokus të diskutimit”, shkruan Dendias.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme