Pas mbledhjes së qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka paralajmëruar drejtorët e Burgjeve, Spitaleve dhe Hipotekave, duke iu bërë me dije se janë tre muaj në provë.
“Drejtorët e rinj në Spitale, Burgje dhe Hipoteka janë tre muaj në provë. Nuk është çështje partie, pasi të gjitha kanë mëkatet e tyre. Në harkun e këtij mandati ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm”, deklaroi ai.
Rama u shpreh se është i vendosur që ta çojë deri në fund premtimin që ka bërë në zgjedhjet e 25 qershorit, për të çuar për skrap tepsinë, siç quan ai emërimet politike në administratë. /GazetaExpress/
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...