Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të drejtojë sot takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Nga salla e këtij të fundit në New York, Rama jep një video-mesazh ku thekson se temë kryesore në diskutimet sot do jetë lufta që po zhvillohet në Ukrainë dhe ndikimi i saj tek shtetet e tjera.
“Si pjesë e programit të punë së Këshillit të Sigurimit, gjatë muajit Shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër për atë që është me shumë gjasë takimi më i rëndësishëm për Ukrainën qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia. Do të kem nderin të kryesoj këtë takim. Krerët e shteteve dhe qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit si dhe më gjerë të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Ukrainën do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm për luftën që po zhvillohet dhe pasojat mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh”, tha Rama.
Rama thotë se nesër në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti Zelensky dhe debati do të jetë i hapur. Pritet që me Presidentin ukrainas të nënshkruhet një deklaratë.
“Do të jetë hera e parë që prej fillimit të luftës që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit. Shpresoj që ky debat i hapur i nivelit të lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë e për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë. Duke qenë se vijmë nga një rajon ku lufta ka shkaktuar vuajtje të pamasë, jemi mjaft të ndërgjegjshëm për vlerën e paqes dhe përpjekjet monumentale që duhen për arritjen dhe mbi të gjitha për ruajtjen e saj. Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e Drejta Ndërkombëtare shtrojnë themelet e asaj çka e quajmë siguria njerëzore.” Ato përbëjnë një shkëputje nga e kaluara me praktikën tradicionale të mbizotërimit, imponimit apo atë të “fuqishmit që ka të drejtë”. Ato sigurojnë barazi mes shtetesh dhe mjete paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.”
Videon e tij, kryeministri e mbyll kështu:
Ja pse Shqipëria ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë, në diskutimin e Këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Pra, u vendos!
Kujtojmë se vendi ynë është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që prej 1 Janarit të vitit 2022, ndërsa në 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.
Tashmë që Shqipëria ka Presidencën e këtij Këshilli, ashtu siç u shpreh kreu i qeverisë, prioritet mbetet siguria dhe paqja, por edhe lufta në Ukrainë dhe mundësimi i një samiti të vërtetë për këtë çështje.
Debatin e hapur në KS, Rama do e drejtojë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentin Joe Biden./tvklan.al
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj