Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përfundimin e fazës finale të punimeve për parkimin e ri në Manastirin e Zvërnecit, në Vlorë.
Sipas tij, ky projekt parashikon krijimin e 120 vendeve të reja parkimi për automjete.
Rama e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm për t’i dhënë dinjitet një zone që është shumë e frekuentuar nga vizitorët.
“Drejt përfundimit punimet për parkimin e ri në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë, ku projekti ka hyrë në fazën finale duke siguruar 120 vende parkimi për automjete dhe hapësira të dedikuara për autobusët, për t’i kthyer kështu dinjitetin një zone shumë të frekuentuar nga turistët”, shkroi Rama./Arbresh.info
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën