Google ADS

Rama: Do të krijojmë bord për çmimet e produkteve ushqimore bazë! Kush abuzon, do ia konfiskojmë prodhimin

12:27 | 17 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Pas bordit të transparencës për çmimin e naftës, qeveria ka vendosur të krijojë bord për të vendosur çmimet e produkteve bazë. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmarrim nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale.

Rama: Ajo që më ka shqetësuar më shumë është se shumica i hedh fajin pakicës dhe anasjelltas për diskutimin për çmimet. Për të mos pasur hedhje faji, do krijojmë bord të përbashkët për çmimet e produkteve të shportës. Askush nuk do të tolerohet të vendosë çmime të ndryshme dhe kush e bën këtë, do ia konfiskojmë komplet, jo me arbitraritet, por me ligj dhe zakon.

I gjithë prodhimi do të konfiskohet nëse dikush do të lozë me çmimet. Të gjithë i duan çmimet më të ulëta por nuk i vendosim ne çmimet sipas dëshirës. Duam të ulim çmimet, por nuk e bëjmë dot. Do hyjmë aty që të bëjmë transparencën e çmimit. Nuk jam unë për teori që meqë është blerë përpara 3 muajsh, ashtu duhet të shitet. Nuk funksionon kështu ekonomia dhe lufta. Se si do i blini të tjerat.

Do të ketë kontrolle në çdo market. Nëse abuzohet, mbyllet marketi dhe merret çdo gjë që është brenda. Por nuk besoj se do të vijë puna deri këtu se nuk po kërkojmë asgjë që cenon palcën e biznesit tuaj.

Ibrahimaj: Do bëjmë mbledhje me përfaqësues të pakicës dhe shumicës. Uroj që atë mirëkuptim ta kemi dhe të krijojmë një qetësi në treg dhe një stabilitet ku çmimet të tregojnë realitetin që po ndodh në botë dhe jo çudira nga tregtarë specifikë në Shqipëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme