Prej mëse 3 muajsh qytetarët e zonës së Astirit protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe dhe këtë të dielë kanë paralajmëruar kryeministrin se do ta shohë dhe kuptojë të enjten se kush janë shqiptarët.
Paralajmërimi ka ardhur nga njëri prej protestuesve i cili i është referuar protestës së opozitës ditën e enjte në seancën parlamentare.
“Ne do të marrim masat tona dhe të enjtën Edi Rama do ta kuptojë se kush janë shqiptarët përpara Parlamentit të votave të vjedhura”.
“Helmoi në protestën e djeshme qytetarët me gaz helmues, policia dhunoi qytetarët të cilët shtrohen nëpër komisariate dhe zyra duke pirë birra dhe Ëisky. Ne nuk kemi vetëm mbështetje politike por kemi mbështetje mbarëkombëtare, por nuk kemi mbështetjen e këtyre hajdutëve. Ju na sulmoni me bomba të blera në Serbi por hajde në Unazën e Re dhe shikojeni po ua mbajti”, – tha një tjetër banor.
Protestuesit ë zonës së Astirit tubojnë çdo ditë prej 105 ditësh në total, duke kërkuar çdo ditë të njëjtën gjë, tërheqjen e qeverisë nga projekti që I shkatërron atyre shtëpitë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...