Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast ka thënë se po ecën, ngadalë, por po bën përparim.
“Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por ata po lëvizin. Dikur nuk kishim komunikim dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët të ishin në të njëjtën tryezë. Pra, do të marrë kohë, do të marrë kohë, por kjo është në rregull”, ka thënë Rama në një intervistë për median malazeze, A Plus TV.
Rama tutje ka thënë se me Vuçiq kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme.
“Presidenti Vuçiq dhe unë kemi gjithmonë qëndrime shumë të forta, pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës, të cilën ai e quan Kosovë dhe Metohi. Për mua është shteti i lirë, demokratik, sovran i Kosovës. Mirëpo, nëse situata është e tillë për momentin, mendoj se ndërkohë gjërat, po përparojnë, gjërat po ndryshojnë”, ka deklaruar Rama.
“E ndoqa deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por tregoi respekt”, ka thënë Rama.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...