Rama: Dhjetori i festave në Gramsh

22:42 | 16 Dhjetor 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamjet e atmosferës festive nga qendra e qytetit të Gramshit, ku dritat shumëngjyrëshe dhe pema e Krishtlindjes janë “kartolina” mikpritëse festive në prag të festave të fundvitit.

Në videon e postuar nga Rama mbrëmjen e sotme në Facebook, shfaqen pamje nga Gramshi, ku një grup fëmijësh kanë dhënë një koncert të veçantë, ndërsa festës i janë bashkuar edhe shumë qytetarë.

Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Gramshi është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve. Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet.

Të ngjashme