Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj BE’së nëpërmjet një deklarate të përbashkët të lëshuar përgjatë Forumit të Parë Ekonomik të mbajtur në Shkup.
Siç njoftohet në faqen zyrtare të kryeministrisë maqedonase, homologët e kanë parë si mesazh të keq për të gjithë rajonin mos-pranimin e fillimit të negociatave për integrim në BE nga Bullgaria.
“Pavarësisht sa të vetëdijshëm dhe të përmbajtur ishim në pritje, vendimi i BE për të mos caktuar konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është ende një zhgënjim i madh, por gjithashtu një dështim i madh i politikës së zgjerimit të BE dhe një mesazh i keq për të gjithë rajonin”, thuhet ndër të tjera.
“Udhëheqësit evropianë duhet ta marrin seriozisht faktin se zhgënjimet e pafund dhe të përsëritura në mënyrë të pashmangshme u hapin derën atyre dhe inkurajojnë euroskeptikët. Kjo është arsyeja pse BE duhet të gjejë një formulë për të mbajtur fjalën e saj dhe për të vazhduar zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet tutje në deklaratën e përbashkët të Ramës e Zaevit.
Përveç deklaratës së përbashkët të dy kryeministrave, i pari i ekzekutivit të Shqipërisë ka thënë se BE’ja nuk mund të përcaktojë as kulturën e as identitetin e shqiptarëve.
“Bashkimi Evropian mund të vendosë detyra integrimi, mund të përcaktojë afate për këto detyra, mund të caktojë edhe data. Por BE nuk mund të përcaktojë as vendndodhjen tonë në mes të Evropës, as kulturën tonë dhe identitetin tonë evropian, as të ardhmen e popujve tanë si kombe evropiane në familjen evropiane, në vendet evropiane, me standarde politike, institucionale dhe ekonomike të kësaj natyre”, thuhet në deklaratën e tij.
“Shqipëria bëri zgjedhjen e saj në kohën e Gjergj Kastriotit dhe riafirmoi zgjedhjen e saj që nga epoka e rilindjes kombëtare. Për shqiptarët, dielli lind atje ku perëndon, dhe e ardhmja jonë është ajo ku Zoti na ka caktuar që të kemi vendin tonë, në zemër të Evropës”, tha ndër të tjera ai.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit