Jashtë çdo parashikimi dhe gjithçkaje që u tha dje rreth takimit, dy krerët e aleancës qeverisëse Ilir Meta e Edi Rama “ia kanë mbathur” këtë mëngjes, larg syve të medias e publikut.
Rama e Meta, rreth orës 8:30, në fshehtësi të plotë, aq sa bënë gjithkënd të mendonte se anuluan takimin, kanë shkuar dhe janë takuar në një vend në periferi të Tiranës, pikërisht te “Sofra e Ariut”, zbulon newsbomb.al.
Takimi i dy krerëve të aleancës ka përfunduar vetëm para pak minutash ndërsa “sekreti” është ruajtur deri në fund pasi askush nga selia e Kuvendit por edhe nga stafi i Ramës nuk di të thotë se ç’ka ndodhur.
Ky takim vjen pikërisht në momentin kur mes PS dhe LSI tashmë ka filluar një “luftë e ftohtë” sidomos pas konferencës për shtyp të LSI ku u shpreh shqetësimi për hashashin dhe goditja për policinë e shtetit.
Ishte i pari kryeministri Rama që reagoi për raportin e DASH që ishte bërë në dritën e të dhënave që kishte raportuar vetë policia e shtetit. Ndërsa Saimir Tahiri ishte më i ashpër me deklaratën se kishte nga ata që nëpërmjet këtij raporti kërkonin të përfitonin edhe vota.
Kjo është një ndër çështjet e para që do të sqarohet për koalicionin, por ndërkohë, edhe diskutimi për emrin e Fatmir Xhafës, nuk do të mbetet jashtë vëmendjes. Ndërkohë është e qartë se marrëdhëniet e Metës me Xhafën nuk janë më të mirat brenda këtij koalicioni. Një çështje e tretë për të cilën pritet të diskutohet ka të bëjë edhe me krizën politike që është krijuar në vend dhe daljen nga kriza.
Pavarësisht ndryshimeve në qeveri, kreu i PD, Lulzim Basha, nuk ka ndërmend të lërë “Çadrën e Lirisë”. Edhe pse janë ambasadorët të cilët kanë ndërhyrë për zgjidhjen e krizës, deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret nga negociatat.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...