Google ADS

Rama dhe Meloni përfundojnë inspektimin në Gjadër, nisen drejt portit të Shëngjinit

12:37 | 5 Qershor 2024
E.K

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas përfundimit të inspektimit në Gjadër, janë nisur drejt Shëngjinit.

Në nëntor, Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënshkruan një marrëveshje 5-vjeçare në të cilën Shqipëria ra dakord të strehonte deri në 3,000 emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare çdo muaj, ndërsa Italia përpunon kërkesat e tyre për azil. Meqë kërkesat për azil pritet të zgjasin rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36,000 në një vit.

Qendrat, që do të menaxhohen nga Italia dhe mund të mbajnë maksimum 3000 azilkërkues në çdo kohë.

Italia do të paguajë për ndërtimin e qendrave dhe do të paguajë faturën për shpenzimet në lidhje me sigurinë dhe kujdesin mjekësor, me një kosto të vlerësuar nga 650 deri në 750 milionë euro gjatë pesë viteve të para./euronews.al

Të ngjashme