Sot shënohen 12 vjet nga “21 janari” i përgjakshëm, ku gjatë protestës së opozitës, asokohe Partia Socialiste, janë vrarë katër protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, anëtarë të qeverisë, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë, sot bënë homazhe para kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të katër protestuesve të vrarë.
Megjithatë, edhe 12 vjet më pas, ende familjarët e viktimave presin drejtësi.
Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Veizit, Myrtajt dhe Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia, ndërsa është dënuar ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me një vjet burgim, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet, shkruan Rtsh. Ndërsa, ende pa autor mbetet vrasja e Aleks Nikës, pasi nuk është mundur të faktohet se nga cila armë është qëlluar predha që ia ka marrë jetën atij.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...