Rama takon Begajn: Diskutuam përgaditjet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

11:48 | 6 Janar 2023
Emir Abduramani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, janë takuar në këtë fillimvit.

Këtë e bëri të ditur Rama në Facebook, i cili tha se në këtë takim u diskutua për cështjet kryesore të qeverisë, si dhe u bë përgatitja për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe për ndryshimet e ambasadorëve.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkroi Rama, përcjell arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme