Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Dashamir Shehi ka folur për borxhin publik që po përgatitet të marrë Shqipëria për të përballuar krizën energjetike.
Shehi nuk la jashtë vëmendjes debatin e Ramës me Bashën duke thënë se e kthyen foltoren në dialog pasi flisnin pa asnjë limit, ndërsa duhej hapësirë për të folur të gjithë.
Nga ana tjetër, Shehi tha se duhet të ketë më shumë transparencë për borxhin publik duke theksuar se do të rëndojë në brezat e ardhshëm.
Dashamir Shehi: Të them dhe unë nja dy fjalë për procedurë. Nuk mund t’u jap mend po një këshillë të vogël. Kemi gjithë mëngjesin këtu që kryetari i opozitës dhe kryeministri bëjnë replikë me njëri tjetrin. Po nuk duhet të jetë pafund, sepse kthehet në dialog, duhet vënë një kufi sepse kështu denatyralizohet parlamenti shqiptar.
Kështu që e mira është t’ua japim fjalën po jo të flasin pafundësisht. Njerëzit na kanë votuar 140 deputetë këtu. Për çfarë? Për të dhënë mendim. Jo për të fol 3 vetë. Kjo është sallë e të gjithë shqiptarëve, jo e 2 vetave. Kjo punë po teprohet javë për javë.
Në Shkodër është një fjalë e madhe që thotë: Lupa është e madhe po nuk të lë në baltë. Minimalisht kjo kërkon transparencë sepse po vazhdojmë të marrim e të marrim. Nëse vazhdojmë të marrim, borxhi do bëhet një faktor negativ permanent edhe tek buxheti. Në vend borxhli është peng në shumë gjëra. Nëse nuk e shlyen ekonomikisht, do e shlyejë nëpërmjet dorëzimit të sovranitetit.
Tani marrin nga 50 milionë e nuk marrin as mundimin të tregojnë se ku do të shkojnë këta para. Borxhi të jetë në gjendje të mbajë ekuilibrat mes valutës dhe monedhës vendase dhe ne ta dimë ku shkon.
Ne u marrim borxh kalamajve tonë jo investitorëve që janë në Amerikë e ku di unë. Në këtë princip duhet ta mendojmë. Kaq kisha unë, nuk po merrem me makroekonominë./TCH/
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...