Rama: Dezinformim mediatik dhe politik për Samitin e Berlinit, nuk ishte për negociatat

10:23 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

I sapo kthyer nga Samiti i Berlinit, kryeministri Edi Rama duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së tha se ka pasur një dezinformim politik dhe mediatik lidhur me punimet.

Rama: Nuk kisha parë kurrë dezinformim më të madh politik dhe mediatik sesa terësia e marrëzive dhe ligësive. Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Deklarata e Samitit nuk kishte asnjë fjalë për zgjerimin. Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që klajmëruan kobin e mbylljes së derës së negociatave për Shqipërinë ishin thjesht dhe vetëm një shprehje ekstreme e dëshpërimit që duan të marrin Shqipërinë në rrugën e theqafjes./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme