Google ADS

Rama: Deti me Greqinë në gjykatë ndërkombëtare, është zgjidhje ideale për ne

13:02 | 21 Tetor 2020
A. B.

Konferencca mediale e kryeministrit Edi Rama për infrastrukturën kombëtare rrugore, portuale, aeroportuale dhe Planin 28 miliardë Euro i Bashkimit Europian për rajonin.

Kryeministri Edi Rama deklaron se ka qenë Shqipëria që ka hapur çështjen e detit dhe jo pala greke.

Edi Rama: “Çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia por Shqipëria. Për Greqinë kjo çështja ka qenë e mbyllur me marrëveshjen e Saliut, Lulit dhe Ilir Metës. Greqia nuk ka pasur më shumë pretendime sesa mori. Atë çështje e rihapa unë së bashku me PS në opozitë dhe me disa aleatë të asaj kohë.

Në Gjykatën Kushtetuese ka shkuar PS. Gjykata Kushtetuese 9 me 0 e ka rrëzuar atë marrëveshje, me kërkesë si paditës të PS. Çështja është rihapur me thënë të drejtën falë këmbënguljes, durimit, vullnetit tonë në komunikimin e me palën tjetër dhe falë vizionit për të ardhmen e përbashkët të kryeministrit Mitsotakis, i cili bashkë me ministrin e Jashtëm qartësisht ka zgjedhur të verë në dispozicion të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të gjithë vullnetin e tij të mirë.

Kështu që më në fund pala greke ra dakord me ne, me qeverinë e mëparshme nuk kemi arritur dakord, por me këtë ramë dakord që ta çojmë para drejtësisë ndërkombëtare, në duart e një gjykata që ka ekspertizën për të dhënë drejtësi për këtë probleme.

Kjo është një zgjidhje ideale për ne, që natyrisht në bazë të të gjithë protokolleve dhe standardeve do të ulemi dhe do të përgatitemi siç e kërkon procedura për të arritur në një zgjidhje të drejtë, Kështu që çfarë kërkojmë ne është e qartë. Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë”

Rama sulmoi dhe opozitën

Edi Rama: Marrëveshja e mëparshme ka qenë e padrejtë për Shqipërinë. Të tjerat janë skandale mendore. Të tjerat janë shprehje të ligësisë që furnizon injorancën me qëllim në funksion të pushtetit të ca mediokrëve që e duan me çdo kusht plaçkë në Shqipëri.

Shqiptarë këta?! Këtyre nuk i shkon një sekond tu prekë gjumin as deti, as ajri as toka por vetëm plaçka …këta janë plackitës të lindur

Kush bie pre e tyre është dembel në trutë e kokës“. /OraNews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme