Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përmbyllur sot dëshminë e tij pas rreth 10 orësh diskutime në Komisionin Hetimor Parlamentar për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, të njohur si inceneratorët.
Gjatë fjalës së tij në komision, Rama ka hedhur poshtë pretendimet e deputetëve të opozitës për korrupsion dhe shpërdorim fondesh të përdorura për ndërtimin e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se Rama është në dijeni të aferës së inceneratorëve dhe gjatë dëshmisë së tij, ai mbështeti dhe mbrojti këtë aferë korruptive.
Gjatë diskutimeve nuk kanë munguar debatet, akuzat dhe kundër-akuzat mes Ramës, kryetares dhe anëtarëve të komisionit.
Rama e cilësoi komisionin një farsë të orkestruar për të baltosur.
Kreu i qeverisë shtoi se hetimi i Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe akuzat për korrupsion kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale të kujtdo që akuzohet.
Në përfundim të mbledhjes, Rama debatoi me kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku duke i cilësuar akuzat për vjedhjen e 430 milionë eurove si “turp aritmetik”.
Rama gjithashtu deklaroi se buxheti i shtetit ka paguar vetëm 55.3 milionë euro për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve dhe jo aq sa pretendon opozita.
Pas dëshmisë së kryeministrit Rama, Komisioni Hetimor Parlamentar ka përmbyllur punën e tij dhe pritet të dalë me një raport përfundimtar në ditët në vijim.
Ndërkohë, SPAK po vazhdon hetimet për dyshime mbi abuzime fondesh dhe korrupsion në ndërtimin dhe operimin e inceneratorëve./TCH/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve