Duket se periudha e fundit të majit do të jetë një kohë vendimtare në lidhje me lehtësimin e masave shtrënguese për situatën e krijuar nga Covid-19.
Në një dalje live për publikun kryeministri Rama tha se në këtë kohë, duke mbajtur të shtrënguar fort zinxhirin mbrojtës të unitetit dhe solidaritetit kombëtar, kurba e infeksionit do të shkojë në ulje të vazhdueshme dhe do të mund të lëvizim jashtë perimetrit që kemi sot, me shumë kujdes.
Po ashtu Rama tha se në 02-25 maj qeveria do të ketë gati një paketë të tretë për ata që do ta kenë të pamundur punën si pasojë e mosdaljes nga ky perimetër.
Rama: Të gjithë do tu japim një mjetin financiar për ta përballuar me një frymëmarrje të lehtësua këtë 40-ditësh vendimtar që kemi përpara deri në fund të majit. Pse deri në fund të majit? Sepse besojmë se deri në fund të majit, duke mbajtur të shtrënguar fort zinxhirin mbrojtës të unitetit dhe solidaritetit kombëtar, kurba e infeksionit do të shkojë në ujle të vazhdueshme dhe do të mund të lëvizim jashtë perimetrit që kemi sot me shumë kujdes, por duke mundësuar kthimi në punë të një numri të konsiderueshëm të atyre që do të përfitojnë nga kjo paketë. Po në të gjitha rastet ne do te jemi gati për një paketë të tretë në data 20-25 maj, duke parë dinamikën në të dyja frontet dhe tu gjendemi pranë të gjithëve atyre që nuk do të kenë të ardhura nga puna, për shkak të pamundësisë së daljes nga perimetri i mbrojtës. /Ora News.tv/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...