Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili duket se ka nisur pushimet, të cilat siç u shpreh ai prej 10 vitesh zgjedh ti kalojë në Dhërmi, ndau në Facebook një video live duke folur për shifrat e turizmit në Shqipëri deri më tani.
Sipas tij ndonëse po thuhet çdo ditë se turizmi ka rënë në krahasim me vjet, shifrat në aeroportin e Tiranës dhe në pikën e kalimit kufitar në morinë, flasim për rritje.
Kryeministri tha se nuk është e vërtet as që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë.
“Mbrëmë mora të dhënat e hyrjeve në Shqipëri, nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër ai i hyrjeve në një ditë të vetme 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve.
Fatmirësisht për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që thonë u zbraz Shqipëria. Në vlerë absolutesh Tirana e ka spostuar në vend të dytë aeroportin e Beogradit. Në Morinë, tregohet se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se vjet, ndërsa në korrik 3000 më shumë se vjet.
Pra edhe teoritë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, është një zero me xhufka. Nga ana tjetër janë shifrat e të ardhurave nga doganat dhe tatimet. Edhe ato kanë rritje në krahasim me vjet, pikërisht sepse ka më shumë konsumator se vjet”,tha Rama./euronews
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...