Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, foli pasditen e së mërkurës duke thënë se “data e çeljes së negociatave është vendosur me afat kohor”.
“Si mund të shtyhet një datë që nuk është vendosur akoma? Si mund të pranohet që të ndizet drita jeshile për një vend të mbytur me korrupsion e krim? Miqtë tanë ndërkombëtarë na pyesin se si ka mundësi që opozita jonë e do me kaq pasion mosçeljen e negociatave? Si ka mundësi që bën këtë që nuk e ka bërë asnjë opozitë e vendeve të tjera? Ka mundësi sepse kjo është mundësia e vetme për këtë opozitë. Tamam si mallkim që na ka ndjekur rrugë më rrugë”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë shtoi: “Data për çeljen e negociatave nuk është kurrë imediate pas rekomandimit pozitiv, por ka hapësirë kohore në mes që lidhet me konsensusin e domosdoshëm mes vendeve të Këshillit Europian”, transmeton top channel.
“Nuk ka shqiptar me mend në kokë që mbyll sytë e veshët përballë kësaj fitoreje. Nuk humbasim 12 muaj, por kemi kohë 12 muaj për thellimin e reformave”, theksoi Rama.
Vuçiqi mohon përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Ib...
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...