Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës dhe miellit në vend. Teksa i ka kthyer përgjigje një qytetari që e pyet në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo rritje nuk është e drejtë, por po ndodh për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë.
“Po bëhet luftë, luftë me bomba e me viktima e me plagë të jashtëzakonshme, kjo po ndodh dhe po të ishte i mundur kontrolli i çmimeve nga qeveria, do e kishte ndonjë qeveri në Europë ku çmimet po rriten edhe më frikshëm se këtu, ndërkohë që këtu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikërisht sepse shteti që e shet dhe e blen energjinë, ndryshe nga nafta e mielli e tërë të tjerat që shiten e blihen nga privatet, po e mban me dhembë që të lehtësojë sadopak familjarët! Që s’është e drejte kjo nuk diskutohet, po s’ka si të mos ndodhë në këto kushte alarmi në të gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusisë që është eksportuesi më i madh në Europë i gazit, naftës dhe grurit”.
Më herët reagoi edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria të ndërhyjë për normalizimin e çmimit të karburantit.
“Është detyra e qeverisë t’ju vijë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve në këto kohë të vështira dhe qeveria shqiptare i ka të gjitha mundësitë duke ulur taksën që t’ju vijë në ndihmë njerëzve në nevojë në mënyrë që ju të paguani më pak për karburantin, të paguani më pak për mallrat e tjera dhe shërbimet e tjera bazë, çmimi i të cilave ndikohet drejtpërdrejt dhe rritet nga çmimi i karburantit”./tvklan/
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...