Bypassi i qytetit të Beratit, i cili do t’i ofrojë qytetarëve dhe turistëve një infrastrukturë më të mirë, do të jetë gati në pranverë. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama në rrjete sociale.
“Një tjetër vepër e rëndësishme infrastrukturore i shtohet qytetit turistik të Beratit. Bajpasi i madh, i cili këtë pranverë do të jetë gati, do të sjellë lehtësimin e shumëpritur të trafikut në qytetin e bardhë, që po tërheq çdo vit e më shumë turistë nga e gjithë bota”, shkruan Rama.
Siç ka bërë me dije Rama ky investim zgjidh problemin e trafikut dhe ndotjen mjedisore në rrugën “Antipatrea”, si dhe lehtëson hyrjen dhe daljen nga qyteti i Beratit edhe për banorët e bashkisë Poliçan dhe Çorovodë. /arbresh.info/
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...