Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bujtina e parë në fshatin Bashaj, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë turistë këtë vjeshtë.
Ai theksoi se kjo bujtinë ofron një përvojë unike, duke i lejuar vizitorët të përjetojnë historinë, traditën dhe shijen autentike të kuzhinës vendase.
“Në këta muaj të artë vjeshte, me thjeshtësinë e një shtëpie mikpritëse të kuruar me kujdes, rrethuar nga bukuritë e pangjashme të natyrës, në bujtinën e parë të fshatit Bashaj në Lumin e Vlorës, po shtohen përditë turistët e huaj që duan të njohin historinë, traditën dhe shijen autentike të produkteve e kuzhinës vendase”, tha Rama.
Rama nënvizoi se turistët kanë mundësinë të gatuajnë dhe të shëtisin me të zotët e shtëpisë, duke krijuar kujtime të veçanta nga kjo zonë të bukur, ende të paeksploruar.
“Për ta shijuar të plotë këtë përvojë, po gatuajnë e po shëtisin bashkë me të zotët e shtëpisë. Kujtimet që marrin me vete, prej këtyre maleve ende të paeksploruar, janë unike”, pohon Rama./Arbresh.info
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë