Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismaili. Këtë e bëri nga Kryeministria bashkë me ministrin Niko Peleshi, ndërsa në sallë kishte thirrur edhe krerët e AKU-së në qarqe.
Ndryshe nga sa veproi me drejtorët e Hipotekave dhe spitaleve, të cilëve u kërkoi dorëheqje, Rama i ka ‘kursyer’ drejtorët e AKU-së, por u ka dhënë ultimatum që brenda 100 ditëve të dëshmojnë profesionalizëm për aksionin kundër thertoreve.
“Brenda 100 ditëve nuk duhet të ketë më asnjë pikë gjaku në rrugë. Jemi i vetmi vend në kontinent që therim në rrugë. Dhe për gjakun e derdhur në rrugë shkon në burg në të gjitha vendet normale. Këtu thertoret janë si dyqanet që shesin rroba. Mbyllja e thertoreve që sheshin në rrugë është plani i AKU-së për këto 100 ditë. Ndalimi i gjobave është detyrim i këtyre 100 ditëve”, tha Rama, shkruan Lapsi.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...