Google ADS

Rama bisedë 60 minutëshe me kancelaren Merkel, flasin për tema të rëndësishme

16:49 | 12 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë online me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ai përmes një postimi në FB ka treguar rreth kësaj bisede, derisa ka thënë se kanë biseduar rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ky është njoftimi i Ramës:

Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme