Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij për aferën e inceneratorëve në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Rama është politikani i fundit që dëshmon para Komisionit Hetimor, i cili më do të mbledhë të gjitha provat. Në nisje të mbledhjes, kryeministri bëri betimin, duke u shprehur se do thotë vetëm të vërtetën.
“Betohem se do t’ju them të vërtetën, veç të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës”, tha Rama.
Rama e konfirmoi praninë në komision, që në orët e para të mëngjesit, ku theksoi se mezi pret të shkojë në komision për të dëshmuar para deputetëve të PS e PD.
“SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB
Mezi po pres?”, shkruan Rama.
Kujtojmë se deri më tani në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë dëshmuar shumë politikanë të PS, si Belinda Balluku, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Armando Subashi, Alqi Bllako, Arben Ahmetaj, Shkëlqim Cani./arbresh.info/
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...