Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Durrës, ku kërkoi voton e tyre për të ndërtuar në Shqipëri një shtet si në çdo vend të Evropës.
Ai tha se zgjedhjet e 18 qershorit janë një garë ku politikanët duhet të jenë lojtarë dhe jo spektatorë, duke ironizuar qëndrimin e kreut të opozitës Lulzim Basha.
“Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës, mos u mërzisni fare se ju keni Messin, ata kanë Saliun. Ju keni Neimar ata kanë Lulin. Në fund të fundit miqtë e mi, futbolli është shfaqje, në të gjithë jemi spektatorë. Kur mbaron ndeshja, s’ka rëndësi kush fiton, ndërsa beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne s’jemi spektatorë. Jemi lojtarë dhe beteja bëhet për Shqipërinë që duam, që e duam shtet, me punë, me mirëqenie”, tha ai.
Rama tha se ne jemi të gjithë lojtarë, në një fushë ku beteja bëhet për Shqipërinë që duam. “Për Shqipërinë që duam me punë, për Shqipërinë ku prindërit tuaj që punojnë në shtet duhet të marrin dhe më shumë se sa marrin me pagat e rritura se qeveria jonë. Ku prindërit tuaj që punojnë në privat duhet të marrin edhe më shumë. Kjo është beteja e 18 qershorit. Beteja e 18 qershorit, është beteja e gjithë vajzave dhe gjithë djemve që duan të shkojnë në Universitet”, u shpreh kreu i PS-së.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...