Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar një fotografi me ish-presidentin italian, Silvio Berlusconi, i cili vdiq sot në moshën 86 vjeçare.
“ddio Presidente e buon amici dell’ Albania! (Lamtumirë President dhe mik i mirë i Shqipërisë)”, shkruan Rama krahas një fotoje të Berlusconi-t me të cilin është takuar në korrik të vitit 2013, ku në atë kohë kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rritjen e investimeve italiane në vendin tonë.
Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset, Berlusconi, vdiq sot.
Ai ishte për shumë vjet edhe president i klubit më të madh në Itali, AC Milan.
Ai ishte i sëmurë prej 45 ditësh, për shkak të pneumonisë dhe një forme leucemie./Arbresh.info
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?