Disa ditë pasi la spitalin, ku u operua nga hernia inguinale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryebashkiakët për të diskutuar mbi emergjencat civile.
Në daljen e parë publike pas operacionit, kreu i qeverisë shqiptare u ndal te përmbytjet e fundit në Vlorë dhe nuk kurseu kritikat për prefekturat që nuk kanë angazhuar kapacitetet. Sipas tij, nuk mund të neglizhohet reagimi i strukturave.
“Është fakt i kohës që jetojmë që të gjitha vendet duhet të përballen në verë me zjarret, në vjeshtë, dimër e pranverë me përmbytje dhe natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar e ndryshon çdo vit. Kemi parë të gjithë se ç’ ndodhi në Austri, dhe pamë në ditët këtu kur u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet e sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse. Ka një shpjegim shumë të thjeshtë përtej analizave popullore e tendencioze që i bëhen përmbytjeve që ka ndyshuar formacioni i reshjeve. Para disa kohës u bë spektakolare përmbytja në Dubai ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 muaj shi rresht në Londër dhe në këto situata nuk ka infrastrukturë që të mund të absorbojë goditjen e parë, por ajo që nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivel vendor si për zjarret si për përmbytjet”, tha Rama.
Kujtojmë se Rama u operua javën e kaluar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.
Operacioni u realizua nën drejtimin e mjekut Arben Gjata, i ndihmuar nga Arben Beqiri, Dritan Rehovica, shefi i anestezi-reanimacionit Krenar Lila, dhe Saimir Kuçi./A2
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...